Site icon Telegrafi

Silva Gunbardhi deklaroi se nuk është e pasur, po partneri publikon fakte të tjera (Foto)

Vetëm pak ditë pas operacionit në sy, këngëtarja Silva Gunbardhi rrëfeu se e kishte shtyrë për 10 vjet ndërhyrjen për shkak të mungesës së parave.

“S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Da student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë nga time e hit-it “Të ka lali shpirt” nuk do t’u besoni syve!”, rrëfeu Silva Gunbardhi në intervistën e saj ekskluzive për revistën “Story”.

Lexo po ashtu Kënga e saj i ka mbi 253 milionë klikime, por këngëtarja shqiptare është në gjendje të vështirë ekonomike!

Pas këtij rrëfimi partneri i saj reper ka treguar me fakte gjendjen ekonomike përmes një fotografie në Instagram.

Me siguri me kaq para në tavolinë Do të jetë kthyer nga ndonjë koncert i fundit.

Exit mobile version