Telegrafi

Silva gjendet në qytetin e Manchesterit, ka kryer edhe testet mjekësore (Foto)

Ylli i Monacos, Bernardo Silva, ka arritur në Manchester.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, Silva ka mbërritur në qytetin anglez gjatë mbrëmjes së kaluar.

Mesfushori portugez është objektiv për të dy skuadrat nga ky qytet, Manchester United dhe Manchester City.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit në pesë ligat evropiane, Messi pjesë e tij – CR7 mungon (Foto)

Megjithatë, sugjerohet se City janë të vendosur për të përfunduar marrëveshjen me njërin nga yjet e ekipit fitues të titullit të Monacos këtë sezon.

22-vjeçari arriti në Manchester Airport të enjten në mbrëmje në një fluturim nga Mallorca dhe besohet të ketë pasur teste mjekësore në akademinë e klubit të premten në mëngjes.

Silva ishte pjesë e ekipit të Monacos, i cili eliminoi Cityn në Ligën e Kampionëve në mars. /Telegrafi/

Silva në aeroportin e Manchesterit