Telegrafi

Silva debuton me gabim skandaloz në Ligën Premier, Chelsea po turpërohet pas pjesës së parë nga WBA

Chelsea është duke pësuar nga WBA pas pjesës së parë me rezultat 3-0.

Thiago Silva ka debutuar me Chelsean në Ligën Premier, ndërsa goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik të tij.

Pritej që përvoja e brazilianit të rrit nivelin në mbrojtje dhe Frank Lampard besonte ai i ka tiparet që të jetë një kapiten i denjë.

Sidoqoftë, debutimi i Silva në Ligën Premier filloi në mënyrë katastrofale.

Ish-qendërmbrojtësi i PSG rrëshqiti ndërsa zotëronte topin për t’i dhënë Callum Robinson golin e dytë.

 

Robinson kishte shënuar edhe golin e parë pas një tollovie në zonë.

Kyle Bartley shënoi golin e tretë në minutën e 27-të të ndeshjes.

 

Pritet ndryshime pas pjesës së parë nga Frank Lampard. /Telegrafi/