Telegrafi

Siljanovska-Xhein: Nevojitet dialog më aktiv politik në mes Maqedonisë dhe Suedisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein, me ç’rast janë shkëmbyer mendime për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, për perspektivat për themelimin e bashkëpunimit zhvillimor, si dhe për procesin integrues evropian të Maqedonisë, përparimi në reforma dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës.

Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkova, dy bashkëbisedueset, kanë përshëndetur marrëdhëniet tradicionalisht të mira politike ndërmjet dy vendeve, me ç’rast presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur interesim për përforcimin e kontakteve të përgjithshme dhe intensifkimin, përkatësisht dialog më aktiv politik me Suedinë në nivelin më të lartë.

“Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe konsekuente nga Suedia për integrimet evropiane të Maqedonisë, si dhe për ndihmën e deritanishme teknike ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shprehu pritjen e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe qëllimin në lidhje me qëllimet strategjike të Maqedonisë. Në këtë drejtim, u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm zhvillimor me Suedinë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të Maqedonisë, veçanërisht në fushën e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, qëndron në kumtesë.

Në takim, thuhet, presidentja Siljanovska Davkova ka dërguar urime me rastin e festës kombëtare të Suedisë dhe ka theksuar gatishmërinë e saj për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, ku ekzistojnë potenciale.