Telegrafi

Siljanovska takon qytetarët e Ohrit së bashku me Mickoskin dhe Ivanovin

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së për kryetar shteti, Gordana Siljanovska, para kohe nisi fushatën presidenciale me kryetarin Gjorge Ivanov dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Një ditë pasi e mori besimin e delegatëve në konventë në Strugë, Siljanovska sot ishte në Ohër, duke realizuar takime me qytetarë. Në rrjetin social në “Facebook”, ajo shkroi “grua e gatshme të udhëheq kombin”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kishte reagim edhe nga partia maqedonase në pushtet duke thënë se Siljanovska dhe Mickoski duhet të përgatiten për disfatë ndërsa zëdhënësi i LSDM-së e cilësoi atë si trashëgimtare të Nikolla Gruevski.

Përndryshe Gordana Siljanovska Davkova dje mori mbështetjen e 408 delegatëve nga 519 të OBRM-PDUKM-së në Strugë./Telegrafi/