Telegrafi

Siljanovska-Davkova i reagon Pacollit, të mos përzihet në Maqedoni (Video)

Kandidatja Gordana Silajanvoska Davkova që u mbështet nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se legjitimiteti i pushtetit është ulur shumë për shkak se kanë humbur 40 përqind të votave.

Siljanovska gjithashtu tha se pushteti këto ditë e akuzon për albanofobi dhe me këtë po e shkel Kodeksin që e nënshkruan në fillim të zgjedhjeve presidenciale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ky cilësim nuk mban”, tha mes tjerash Siljanovska Davkova.

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behxhet Pacolli që në rrethin e dytë shqiptarët duhet të votojnë për kundërkandidatin e saj, Siljanovska theksoi se s’ka asgjë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën, dhe se procesi zgjedhor është çështje e brendshme e vendit dhe se vetëm qytetarët e Maqedonisë, do të zgjedhin kryetarin e vendit.

Lexo po ashtu Pacolli iu bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

“Unë ofroj koncept për të gjitha komunitetet duke përfshirë këtu shqiptarë, serb, turq, vlleh romë dhe se asnjëherë s’kam bërë dallime me shqiptarëve dhe maqedonasve si në miqësi ashtu edhe në fakultet” tha Siljanovska Davkova./Telegrafi/