Telegrafi

Siljanovska: Pendarovski dhe Reka nuk kanë problem me emrin e ri, unë kam

Profesoresha dhe kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanvoska Davkova në intervistë për gazetën “Veçer”, thotë se kundërkandidatët e saj nuk kanë problem me emrin e ri, por ajo ka.

Ajo ceku se i dërgon mesazhe elektoratit duke kërkuar drejtësi për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për mua më e rëndësishme krahas mbështetjes së OBRM-PDUKM-së e kam gjithë lirinë ta rregulloj fushatën, të kem program timin zgjedhor dhe të dërgoj mesazhe tek elektorati sipas kredibilitetit tim profesional dhe persona, dhe kjo është drejtësi për Maqedoninë”, thotë Siljanvoska Dakova.

Në pyetjen nëse është kandidate partiake apo mbipartiake ajo thoë se vlerëson mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, por e rëndësishme është të ketë liri gjatë fushatës zgjedhore./Telegrafi/