Kandidatja që mbështetet nga partia opozita maqedonase OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska sot kishte takim me qytetarët e komunës së Radovishit.
Siljanovska para qytetarëve tha se kemi trashëguar emër dhe kemi obligim shekullor që këtë t’ua përcjellin gjeneratave të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se kurrë nuk do ta përdor emrin e ri Maqedonia e Veriut.
“Për shkak se tani ata e quajnë Maqedonia e Veriut, ne asnjëherë nuk do ta përdorim, të paktën unë, më mbani për fjale”, tha Siljanovska./Telegrafi/