Site icon Telegrafi

Siljanovska: Fillimi i negociatave me BE-në do të vazhdohet për në vjeshtë

Kandidatja për presidente e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanoska-Davkova beson se negociatat për anëtarësim në BE ka gjasa të shtyhet për në vjeshtë.

“Kryeministri kishte nevojë për një premtim për fillimin e negociatave në funksion të zgjedhjeve, ndërsa jo në funksionin e ndërtimit të një gjyqësori të pavarur në Republikën e Maqedonisë. Ky është realiteti në Maqedoni, por edhe një mesazh serioz për t’u marrë me reformat”, tha Siljanoska-Davkova, e cila sot realizoi takim me qytetarët në Prilep.

Sipas saj, vendimi i Zaevit për të mos qenë më president i trupit Gjyqësor për reforma është i vonuar.

“Fjalët e mia nuk shkaktuan ndonjë reagim apo veprim, por mendoj se për atë që po flisja i ishte thënë kryeministrit në Berlin. Ndoshta nga Macron dhe Merkel. Pse kur erdhi në shtëpi ai tha se nuk do të ishte më kryetar i trupit të reformës gjyqësore. Mendoj se është një vendim i vonuar”, tha Siljanovska.

Gjyqësori i pavarur, tha ajo, është vendimtar për një shtet demokratik dhe i rëndësishëm për reformat për anëtarësimin në BE. Marrëveshja e Prespës nuk është e mjaftueshme për anëtarësim në BE.

“Gjyqësori i pavarur është një kusht kryesore për një shtet demokratik, por gjithashtu një nga segmentet e rëndësishme brenda reformave të pritshme. Anëtarët, sidomos themeluesit e BE-së, kanë përvojë të keqe me vendet që janë bërë anëtare para nesh, por me probleme serioze në gjyqësor. Sigurisht, nuk duhet të mësojmë gjithmonë nga gabimet tona, por duhet të kujtojmë përvojën e Rumanisë, Bullgarisë”, tha Davkova./Telegrafi/

Exit mobile version