Në ballafaqimin e fundit para fundit të heshtjes zgjedhore, dy kandidatët presidencial, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski akuzuan rëndë njëri tjetrin.
Pendarovski akuzoi se i ati i Siljanovskës ka qenë pjesëtarë i policisë ndërsa kundëkandidatja Siljanovska tha se “kjo është metodë staliniste. Për këtë akuzë do të merrni padi penale”, tha Siljanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo më pastaj akuzoi se i ati i saj ka qenë në polici ndërsa Stevo Pendarovski tha se babai i tij ka qenë mësimdhënës.
Siljanovska akuzoi se Pedarovski ka udhëhequr aksionin policor në Radozhë ndërsa ai u përgjigj se asnjëherë nuk ka qenë i punësuar në MPB.
“Ju s’keni bërë asgjë kur u ndalua hetimi për atentatin ndaj Gligorov. Ju jeni njeriu që nuk hyri në aeroplanin me Trajkovskin”, tha Siljanovska.
Vlerësimi është se debati i fundit i kandidatëve presidencial në Televizioni 24 ishte në nivelin më të ulët./Telegrafi/