Telegrafi

Siljanovska Davkova fton Pendarovskin në duel televiziv

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, reagoi ndaj deklaratës kundërkandidatit të saj, Stevo Pendarovski i cili tha se Siljanovska ka relativizuar ngjarjen.

“Vendosa të mos përgjigjem ndaj provokimeve të ulëta, madje edhe kur vinë nga krerët e partisë në pushtet. Edhe kundërkandidati Pendarovski iu bashkua horrit partiak, duke thënë diçka që nuk kam thënë”, tha Siljanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se është e gatshme për debat në televizion dhe t’i cekë argumentet për shkelje të rregullave procedurale për gjykim të drejtë me Pendarovskin.

“Jam e gatshme dhe të rikujtoj se pikërisht ky pushtet e amnistoi Krsto Mukoskin nga përgjegjësia për pasojat e Kuvendit, me qëllim të siguroj ndryshimin e kushtetutës. Pyes nëse planifikojnë të kërkojnë falje ndaj opinionit në Maqedonisë për shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut”, tha Siljanovska.

Lexo po ashtu Pendarovski: OBRM-PDUKM nuk u distancua nga dhunuesit

Ajo thotë se në debatin televiziv më së miri do të shohë opinioni i Maqedonisë se kush është përgjegjës për gjithë këtë ngjarje./Telegrafi/