Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit të përfaqësuesve të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nikoqirë të konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë.
Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar.
Siljanovska theksoi se duhet investuar jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative.
Në seancë u vlerësua pozitivisht qëndrimi i përbashkët evropian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.
Më herët në hapjen e konferencës morën pjesë edhe presidentja Siljanovska Davkova, ku fjalimet kishin kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./Telegrafi/