Site icon Telegrafi

Siljanovska: Arsimi dhe kushtet e liga për jetesë janë arsyet kryesore e emigrimit të të rinjve

Kandidatja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Grodana Siljanovska Davkova me qytetarët në Pehçevë tha se “nëse kthimi i jetesës është t’i çoni ata të rinj që do të ishte më mirë të mbesin këtu, për shkak se janë më të aftit për punë, ata janë në moshën më të mirë dhe se vetëm ata mund të bëjnë ndryshime demokratike, atëherë këtu ka problem me jetën në Maqedoni”.

Siljanovska thotë se kushtet e liga për jetesë dhe arsimi janë arsyet kryesore për migrimin e të rinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë flasim se si ta parandalojmë emigrimin e të rinjve ku nuk ka të ri, nuk lindin foshnja, nataliteti bie”, thotë Siljanovska Davkova duke shtuar se nga anketat 58% e të rinjve duan të ikin për shkak të kushteve të liga për jetesë./Telegrafi/

Exit mobile version