Telegrafi

Sikur vitin e kaluar, edhe këtë edicion tifozët mysafir me tribunë të improvizuar

Feronikeli do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen finale të vitit në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Drenasi do të synojë të marrë fitore ose minimum një barazim për tu shpallur kampionë.

Në anën tjetër Prishtinës për titull i kryen punë vetëm fitorja.

Kapaciteti i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas është 2000 tifozë, pasi ky objekt është duke u rindërtuar.

Për tifozët mysafirë janë ndarë një numër i biletave prej 200 sosh.

Por edhe këtë edicion si vitin e kaluar në Pejë për tifozët mysafirë do të jetë një tribunë e improvizuar në stadium.

Në pjesën lindore të stadiumit në Drenas janë duke u bërë punime, por në atë pjesë do të vendosën 200 plisat. /Telegrafi/