Feronikeli do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen finale të vitit në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Drenasi do të synojë të marrë fitore ose minimum një barazim për tu shpallur kampionë.
Në anën tjetër Prishtinës për titull i kryen punë vetëm fitorja.
Kapaciteti i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas është 2000 tifozë, pasi ky objekt është duke u rindërtuar.
Për tifozët mysafirë janë ndarë një numër i biletave prej 200 sosh.
Por edhe këtë edicion si vitin e kaluar në Pejë për tifozët mysafirë do të jetë një tribunë e improvizuar në stadium.
Në pjesën lindore të stadiumit në Drenas janë duke u bërë punime, por në atë pjesë do të vendosën 200 plisat. /Telegrafi/