Producenti i lindur në Stuttgart të Gjermanisë, ka marrë isnpirim prej prodhuesit të makinave që e ka në fqinjësi
Tingulli që lëshon motori – veçanërisht motori i makinës së garave – është muzikë për veshët e entuziastët e automobilizmit, transmeton Telegrafi. Por, çfarë nëse bashkohet gara me makina, me një kolonë zanore.
Këtë knë dashur ta provojnë Duan Wasi dhe prodhuesi gjerman Porsche, që e kanë realizuar së bashku projektin ‘Loop Routines’.
Megjithëse ky hip hop artist nuk është entuziast i madh makinave, ka pasur interesim për garat e vjetra, ndërsa muzeu i Porsche ia ka hapur dyert me shumë dëshirë.
Në projektin e tyre, shihen skena të vjetra nga gara në La Mans, ku shihen disa 911 të kohës.
Mbase, ky mund të jetë edhe ndonjë paralajmërim, për ndonjë makinë të re nga po e njëjta linjë. /Telegrafi/