Telegrafi

“Sikur gjoksi im, ti je falso” – Edona debaton me Ganiun

Zënkat e debatet s’kanë të ndaluar gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova 2.

Dyshja e cila u përfshi në një të tillë është Ganiu e Edona, e kjo e fundit acarohet tej mase pasi Ganiu e kishte ofenduar ditë më parë.

Edona i drejtohet Ganiu në mënyrë epike duke i thënë: “Sikur gjoksi im, ti je “fake”. Aq sa kam unë gjoks, ti je “fake”.

Foto: Screenshot/ YouTube

Banorja shpjegohet pse e ka këtë mllef ndaj Ganiut duke thënë që disa ditë më pare ai i tha asaj “Vdis”, e me sa duket Edona është prekur shumë nga kjo gjë.

Gjithashtu Edona tregon që ka qenë në Big Brother të Gjermanisë dhe po ta thoshte këtë gjë dikush atje, do ta përjashtonin menjëherë. /Telegrafi/