Site icon Telegrafi

Siguronte kokainë dhe e shiste në qytet, kapet 34-vjeçari në Berat

Një 34-vjeçar me inicialet E.SH është vënë në prangat e policisë së Beratit dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Uznova”, është kapur një 34-vjeçar që siguronte lëndë narkotike kokainë dhe ua shiste shtetasve të tjerë, për ta shpërndarë në doza. Sekuestrohen 706 gramë kokainë që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Procedohen penalisht katër shtetas që bashkëpunonin me 34-vjeçarin dhe e shpërndanin kokainën në qytetin e Beratit.

Zbulimi i grupit është bërë pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u ushtrua kontroll në banesat e pesë shtetasve, ku u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçari siguronte kokainën në sasi dhe më pas ua shiste  shtetasve të tjerë, që ta shpërndanin në doza, në zona të ndryshme në qytetin e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version