Inspektorati shtetëror për bujqësi sot ka dorëzuar për analizë mostra të reja të orizit, të marra nga disa depo nga Koçani që të konstatohet nëse janë gjenetikisht të modifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Inspektoratit Blagoj Indov deklaroi për AIM se rezultatet e analizave priten të mërkurën ose të enjten.
“Ne kemi mbledhur mostra nga disa depo nga Koçani. Sot ata janë dhënë për analizë. Sepse nesër është ditë jopune, ne presim rezultatet të mërkurën ose të enjten”, tha Indov.
Fara e orizit, për të cilën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftuan se është e modifikuar gjenetikisht edhe nga importuesi, sipas Indov, “ka hyrë në mënyrë ilegale në Maqedoni”.
Inspektorati Bujqësor bëri kontrollin e orizit të modifikuar gjenetikisht më 21 gusht, pas marrjes së rezultateve të analizave që deri atëherë ishin monitoruar nga AUV. Pastaj Indov i tha se kontrollet vazhdojnë derisa të mbërrijnë importuesit./Telegrafi/