Site icon Telegrafi

Sigurimi shëndetësor për policinë të jetë prioritet këtë vit

Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet e vendit që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka deklaruar se kjo do të ndikonte në performancën e policisë.

Sipas tij, sigurimi shëndetësor do ta inkurajonte më shumë përkushtimin policor për shërbim ndaj të tjerëve. “E kuptoj problemin financiar, por duhen veçuar policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gardianët nga profesionet e tjera”, ka thënë ai.

Selimi ka folur edhe për shtimin e grabitjeve kohët e fundit në Kosovë, duke bërë me dije se për luftimin e këtyre dukurive duhet këmbëngulur për zbatimin e strategjisë së policisë në bashkësi. /Telegrafi/

Exit mobile version