Site icon Telegrafi

Sigurimet shëndetësore, shpresa e ministrit për listën e barnave esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani në një interpelancë me senatorët e rinj të Kosovës, lidhur me gjendjen shëndetësorë në vend, ka deklaruar se fatkeqësisht Kosova asnjë herë nuk ka plotësuar listën esenciale të barnave, megjithatë, ka shpresë se me fillimin e sigurimeve shëndetësorë do të zgjidhet ky problem.

Ai duke komentuar ikjen e mantel bardhëve në vendet e BE, tha se ikja e të rinjve është trend botëror dhe i vështirë për ta ndaluar ngase ata kërkojnë jetë më të mirë.

Temë diskutimi në këtë interpelancë me të rinjtë ishin edhe problemet e hasura për studentët që studiojnë mjekësinë, fushatat të cilat mund të participojnë të rinjtë për të ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe tema tjera për sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

Ministri Rrahmani tha se sektori i shëndetësisë është sektori më problematik, por që sipas tij, janë të përkushtuar mjaft për përmirësimin e këtij sektori.

Ai tha se rinia sot zë vend të veçantë në sektorin e shëndetësisë për një popullatë më të shëndoshë.

Rrahmani ka njoftuar senatorët për investimet që janë duke u bërë në sistemin e shëndetësisë, por ky sektor donë edhe reformim.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se furnizimi me citostatikë ka qenë brengë, por sipas tij, në këto dy vitet e fundit ka pasur përmirësim në furnizim, ku sipas ministrit nevojat me citostatikë janë plotësuar 90 për qind, ndërkaq deri në vitin e ardhshëm kjo do të sigurohet 100 për qind.

Exit mobile version