Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë kryer patrullime në veri të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga KFOR, ku thuhet se këto patrullime janë pjesë e misionit të përditshëm të tyre për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë.
“Ushtarët e SHBA-së, të cilët janë të angazhuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullim rutinë në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare administrative. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij dhe të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999, për të kontribuuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/