Telegrafi

Siguria dhe incidentet ndëretnike, Mustafa sot raporton para KDIKK

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të raportojë lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.

Po ashtu, si pikë e rendit të ditës është edhe formimi i grupit të punës lidhur me mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbahet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.