Site icon Telegrafi

Sigal Prishtinës i largohet basketbollisti kroat

Njëri prej përforcimeve të mëdha është larguar nga Sigal Prishtina.

Mësohet se basktebollisti Goran Vrbanc ka braktisur radhët e skuadrës prishtinase.

E gjithë kjo pasi sh-basketbollisti i Cibonës nuk ishte i kënaqur me rrjedhat dhe atmosferën te bardhekaltërit.

Kujtojmë se kroati ka luajtur vetëm dy ndeshje në kampionat, të cilat ‘Plisat’ i humbën prej Bashkimit, gjegjësisht Pejës. /Telegrafi/

Exit mobile version