Telegrafi

Sigal Prishtina vazhdon pa humbje në Superligë

Sigal Prishtina nuk e vërejti mungesën e yllit Dardan Berisha, i cili u largua ditë më parë nga skuadra, në ndeshjen kundër Trepçës.

Prishtinasit triumfuan bindshëm para shikuesve të vetë kundër mitrovicasve me rezultat 123-61.

Andrew Lawrence, përpos që ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 39 pikë, ai i bëri edhe 13 asistime, derisa u ndihmua edhe nga i riu Muhamedali
Janjeva që luajti me 24 pikë e 6 kërcime.

Te Trepça Julian Hyden u dallua me 33 pikë e 11 kërcime, por përveç statistikave personale, mitrovicasit nuk funksionuan si ekip për ta befasuar kampionin.

Sigal Prishtina po vazhdon rrugën pa humbje, ndërsa sonte e regjistroi fitoren e 11.

Për Trepçën kjo ishte humbja e nëntë krahas dy fitoreve. /borozani/