Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 67:86 (10:26, 28:16, 19:27, 10:17), në javën e tretë të ProCredit Superligës.
Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi dyshifrore, duke e fituar këtë pjesë 10:26. Megjithatë, therandasit u rikthyen për të afruar shifrat në 34:35, derisa pjesa e parë përfundoi 38:42.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më e mirë, duke qenë më e mirë dhe krijuan epërsi komode, për të fituar në fund 67:86.
Më i miri te Ylli ishte Terrell Broën me 21 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Prishtina, më i miri ishte Damire Burns me 16 pikë e 17 kërcime.
Therandasit kanë një fitore e dy humbje, derisa prishtinasit dy fitore e një humbje./Telegrafi/