Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës tjetër prishtinase Kerasan Prishtina me rezultat 114-88.
Vetëm në çerekun e parë vendasit ishin më të suksesshëm se mysafirët, të cilët në tre periudhat e tjera treguan superioritet ndaj kundërshtarit.
Çereku i parë i takoi basketbollistëve të rinj të Kerasanit me pesë pikë epërsi 25:20.
Por, në dhjetë minutshin e dytë “Plisat” arritën të përmbysin rezultatin dhe të krijojnë avantazh prej pesë pikëve, 53:48.
Periudha e tretë i takoi plotësisht kampionit aktual të Kosovës, ku Sigali triumfoi me rezultat 35:14, përkatësisht shifrat në semafor tregonin rezultatin 88:62.
Në çerekun e fundit, bardhekaltërit arritën të menaxhojnë epërsinë e krijuar dhe arritën të triumfojnë me rezultat 118-88.
Pas kësaj, Sigal Prishtina vazhdon të mbetet lidere e ligës me 47 pikë ndërsa Kerasani zë pozitën e parafundit me 28 sosh. /Telegrafi/