Telegrafi

Sigal Prishtina tregohet e fortë për Bashkimin

Me rezultat 100-84 Sigal Prishtina ka triumfuar kundër Bashkimit në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Nikoqirët u treguan me pesë pikë më të mirë në çerekun e parë (25:20), ndërsa çereku i dytë ishte baras (25:25) dhe me rezultat 50-45 skuadrat shkuan në pushim.

Mysafirët ishin më të mirë në çerekun e tretë (20:24), porse në pjesëlojën e fundit dominuan vendasit (30:15) për të fituar bindshëm.

Për Bashkimin, kjo ishte humbja e parë sezonale, pasi deri më tani i kishte të gjitha fitore.

Bojan Trajkovski ishte më i miri te Sigal Prishtina (31 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistim), kurse te Bashkimi spikati Kejuan Johnson (28 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime). /Telegrafi/