Sigal Prishtina ka regjistruar fitore me diferencë shumë të lartë kundër Kerasan Prishtinës në kryeqytet (111-60).
Kampioni ishte më i mirë që nga fillimi duke e fituar çerekun e parë me rezultat 36:12.
Në dhjetëminutëshin e dytë Kerasani shënoi tri pikë më shumë (17:20), mirëpo epërsia e Sigal Prishtinës kur skuadrat shkuan në pushim ishte e lartë (51-32).
Dominimi i kampionit u kthye në çerekun e tretë (20:12), ndërsa akoma më bindës ishte në pjesëlojën e fundit (38:16) duke e mbyllur takimin me 51 pikë epërsi.
Gazmend Sinani ishte më i miri te Sigal Prishtina me 20 pikë të shënuara, derisa 16 pikë për Kerasanin i realizoi Ardit Beqiri. /Telegrafi/