Sigal Prishtina ashtu siç është pritur ka siguruar finalen e playoffit të Superligës së Kosovës me një fitore të thellë ndaj Trepçës në udhëtim në ndeshjen e tretë me rezultat
Prishtina në asnjë moment nuk e kishte të rrezikuar fitoren.
Në çerekun e fundit u realizua epërsia e madhe ku edhe Prishtina nënshkroi fitoren.
Më i miri te Sigal Prishtina ishte Mike Moser me 25 pikë të realizuara, pasuar nga Fisnik Rugoba me 15 pikë dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë.
Te Trepça më i miri si zakonisht ishte Samir Zekiqi me 31 pikë, teksa Montrael Scott si organizator udhëhoqi lojën me 23 pikë.
Me këtë fitore të tretën radhazi dhe me bilanc perfekt prej 3-0, Sigali Prishtina siguron finalen e madhe të playoffit të Superligës së basketbollit.
Në finale Sigal Prishtina do të takohet me Bashkimin në finale të Superligës së basketbollit ku kampionët e kanë përparësinë e terrenit vendas. /Telegrafi/