Telegrafi

Sigal Prishtina-Peja, pjesa e parë u takon mysafirëve (Foto)

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet po zhvillohet derbi i madh në basketbollin e Kosovës, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire ua angazhua më shumë në çerekun e parë të lojës, të cilin e mbylli me tri pikë epërsi (16:19).

Megjithatë, rikthimi i vendasve ndodhi me të filluar pjesëloja e dytë. Sidoqoftë, vizitorët nuk lejonin që diferenca e pikëve të rritej shumë.

Dhe pas angazhimit të të dyja palëve, ishin vendasit ata që e fituan çerekun e dytë (15:13), mirëpo skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Pejës prej një pike (31-32).

Kujtojmë se Peja e ka fituar duelin e parë mes dy skuadrave rivale dhe po ashtu është ekipi i vetëm që akoma nuk di për humbje në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/