Ndeshja e dytë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka ngjallur interesim të madh në kryeqytet.
Në këtë ndeshje pritet të jetë edhe një mysafirë special.
Burimet e gazetaolle.com, pranë klubit prishtinas, kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin Hashim Thaçin, do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.
Kujtojmë se takimi do të fillojë në ora 19:30, ndërsa Peja udhëheq me rezultat 1:0.