Sigal Prishtina ka realizuar fitore të thellë përballë Trepçës (102-73) në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Vendasit e nisën fuqishëm takimin duke i shënuar tetë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (29:21).
Vetëm një pikë ishte diferenca në pjesëlojën e dytë (20:19), megjithatë kryeqytetasit shkuan në pushim me nëntë pikë epërsi.
Paraqitja më bindëse e nikoqirëve ishte në çerekun e tretë, në të cilin shënuan 29 pikë, ndërsa mysafirët realizuan vetëm 13 sosh.
Në fraksionin e fundit, vazhdoi dominimi i basketbollistëve vendas (24:20), të cilët e mbyllën takimin me 29 pikë avantazh.
Pas 25 xhirosh, Sigal Prishtina vazhdon të jetë lider me 49 pikë, nga 24 fitore dhe vetëm një humbje.
Për Trepçën, kjo ishte humbja e 14-të, ndërsa numëron vetëm 11 fitore. ‘Minatorët’ mbajnë vendin e pestë në tabelë me 36 pikë. /Telegrafi/