Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina në krizë

Kampionia e Kosovës në basketboll dhe e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, e ka nisur shumë keq edicionin e ri në të dyja garat.

Fillimisht bardhekaltrit e nisën me humbje kampionatin kosovar, ku u mposhtën nga Bashkimi, ndërsa të mërkurën startuan me humbje edhe në Ligën Ballkanike, ku pësuan nga ekipi bullgar, Beroe.

Sigal Prishtina sezonin e ri e ka nisur me ndryshime të mëdha në skuadër. “Nuk e kemi nisur mirë në dy ndeshjet e para si në kampionat, ashtu edhe në Ligën Ballkanike, por sigurisht që këtij ekipi i duhet kohë që të komponohet.

Ekipi është bërë me vonesë, kur dihet që edhe basketbollistët kanë qenë të angazhuar me përfaqësuese dhe sigurisht që kemi hasur në vështirësi në prurjen e lojtarëve të rinj, pasi që është e vështirë të sillen në Kosovë basketbollistë të nivelit të lartë”, tha për “Zërin” drejtori Luan Maloku.

Ai tha se duhet t’i besohet ekipit të formatizuar dhe se shumë shpejt skuadra do ta nisë serinë e fitoreve, por ai ka kërkuar përkrahjen e “Plisave”, të cilët nuk e duan Drilon Hajrizin në Prishtinë, gjë që ka bërë që transferimi i tij nga Peja të mbetet pezull.

Exit mobile version