Telegrafi

Sigal Prishtina mposht Rahovecin me 20 pikë epërsi

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore prej 94-74 përballë KB Rahovecit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Nikoqirët ishin në epërsi në secilin çerek duke e ngritur avantazhin për të fituar në fund me 20 pikë më shumë.

Fraksioni i parë përfundoi me gjashtë pikë epërsi (23:17), ndërsa edhe në të dytin kryeqytetasit shënuan gjashtë pikë më shumë se kundërshtari (28:22), për të shkuar në pushim me 12 pikë avantazh.

Pesë pikë më shumë, vendasit i shënuan në dhjetëminutëshin e tretë (20:15), ndërsa çereku i katërt ishte më i ngushtë (23:20).

Sigal Prishtina vazhdon kryesimin në tabelë me 39 pikë – nga 18 fitore dhe tri humbje, nga 21 ndeshje të zhvilluara.

KB Rahoveci është i gjashti me gjashtë fitore dhe 15 humbje nga 21 takime të zhvilluara. /Telegrafi/