Sigal Prishtina e ka nënshtruar Bashkimin në “Sezai Surroi” duke triumfuar me rezultat 61-71.
Çereku i parë i lojës ishte i përafërt, ndërsa nikoqirët shënuan një pik ëmë shumës e vizitorët (20:19).
Skuadra mysafire luajti më mirë në fraksionin e dytë duke shënuar gjashtë pikë më shumë se kundërshtari (14:20).
Kështu skuadrat shkuan në pushim me epërsi të kryeqytetasve, 34-39.
Edhe në çerekun e tretë Prishtina ishte më e mirë (11:15) duke e ngritur akoma më shumë epërsinë ndaj skuadrës prizrenase.
Çereku i fundit ishte shumë i ngushtë, me të dyja skuadrat që luftonin për triumf. Rezultati i kësaj pjesëloje ishte me një pikë më shumë për mysafirët (16:17).
Në këtë mënyrë, falë paraqitjes në gjithë ndeshjen, Sigal Prishtina fitoi me dhjetë pikë diferencë 61-71.
Bashkimi është lider i Superligës së Kosovës në basketboll me një pikë më shumë se Sigal Prishtina, mirëpo skuadra kryeqytetase i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Këto ishin pesëshet startuese:
Bashkimi: Mikaile Tmusic, Semir Zekiqi, Adrian Motley, Daishon Knight, Jamar Hanner.
Prishtina: Edmond Azemi, Dardan Berisha, Andreë Laërence, Alban Veseli, Lis Shoshi. /Telegrafi/