Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina mëson emrat e kundërshtarëve në ENBL – gati për sezonin e ri

KB Prishtina sot (e premte) ka mësuar skuadrat me të cilat do të përballet në ENBL.

Bardhëeklatrit përballë do të ketë ekipe mjaftë konkurruese nga shtete të ndryshme si Lituania, Izraeli, Britania e Madhe, Polonia, Holanda, Bullgaria dhe Estonia.

Prishtina gjendet në Grupin A, derisa ka mësuar edhe orarin e ndeshjeve.

Në këtë grup, Prishtina do të ketë punë me Bristol Flyers, Hapoel Beer Sheva, Landstede Hammers Zwolle, Polski Cukier Start Lublin, Spartak Pleven, Tartu Ulikool maks & moorits dhe Uniclub Casino – Juventus.

Klubi ka kryer edhe testet mjekësore në të gjithë ekipin, ndërsa ka bërë të ditur se ka në mesin e tyre që nuk ia kanë dalë në tentimin e parë që t’i kalojnë ato.

Nga e hëna, skuadrës do t’i bashkangjiten Dardan Berisha, Lejson Zeqiri dhe Derrick Wilson, ndërkaq nga fundi i javës edhe Devoe Joseph.

Trajneri Zydrunas Urbonas do të ketë shumë punë për të bërë, pasi do të synojë që të ketë ekipin sa më në formë për ndeshjet në ENBL. /Telegrafi/

Exit mobile version