Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina kundër Donar Groningenit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Sigal Prishtina edhe këtë sezon do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane të basketbollit.

Prishtinasit kanë mësuar kundërshtarin e parë të kualifikimeve në “Basketball Champions League”.

“Plisat” në fazën e parë të kualifikimeve do të përballen me skuadrën holandeze të Donar Gronigenin.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me këtë ekip në fazën e parë të kualifikimeve që ndahen në tri faza.

Bardhekaltërit për të siguruar garat në këtë ligë prestigjioze duhet të kalojnë nëpër tri faza dhe më pas të paraqiten në Grupin B.

Por, prishtinasit në rast se nuk arrin të kualifikohen, do të marrin pjesë si vitin e kaluar në Europe Cup.

Ndryshe, Prishtina sezonin e kaluar ka përfunduar e dyta në kampionatin e Kosovës, ku në finale të “play-off” pësoi humbje nga Bashkimi i Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version