Telegrafi

Sigal Prishtina gjen zëvendësuesin e Constantinides?

Sigal Prishtina dhe Antonis Constantinides kanë ndarë punët veç e veç përfundimisht gjatë ditës së martë.

Antonis Constantinides, i cili fitoi Ligën Ballkanike dhe Kampionatin e Kosovës, u largua nga Kosova për shkaqe familjare, siç u tha në një njoftim të lëshuar nga klubi kryeqytetas, i cili gjithashtu falënderoi qipriotin për punën e bërë.

Trajneri qipriot ka thënë se po largohet nga Prishtina me shpresën se një ditë do të kthehet sërish të punoj këtu.

Megjithatë, Sigal Prishtina nuk po rrinë duar kryq dhe po shikon për zëvendësimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo pasi, Sigal Prishtinë pritet ta zëvendësojë qipriotin me ish-trajnerin maqedonas të MZT Shkupit, Aleksandar Todorov, i cili së fundmi ishte trajner i Dinamo Bukureshtit në Rumani. /Telegrafi/