Telegrafi

Sigal Prishtina me fitore të lartë ndaj Rahovecit

Sigal Prishtina e ka mbyllur me fitore pjesën e rregullt të sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 72-118.

Skuadra mysafire e fitoi secilin çerek, duke e nisur nga i pari me 15 pikë diferencë (15:30). Avantazhi ishte shumë më i lartë ne çerekun e dytë (12:34), ashtu që lideri shkoi në pushim me avantazh të madh.

Në dy çerekët e mbetur (21:27 dhe 24:27) diferenca ishte më e ngushtë, mirëpo kjo mjaftoi që Prishtina të fitonte me 46 pikë epërsi.

Sigal Prishtina do të luaj në ‘play-off’ kundër Trepçës, ndërsa Rahoveci duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi ka siguruar mbijetesën. /Telegrafi/