Telegrafi

Sigal Prishtina fiton derbin ngaj Golden Eagle Yllit

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:65 (19:16, 14:18, 20:12, 23:19), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Periudha e parë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 19:16 për vendasit. Prishtinasit ngritën epërsinë në periudhën e dytë në dhjetë pikë, 33:23, por nga ky moment mysafirët hyjnë në një seri të suksesshme, duke përmbysur shifrat për të shkuar në pushim me rezultat 33:34.

Por, kryeqytetasit e filluan furishëm periudhën e tretë, ku sërish u shkëputën, ndërsa në dhjetë minutat e fundit, ruajtën epërsinë për të triumfuar 76:65.

Te Prishtina, Shaheed Davis kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Ylli, Gëzim Morina kishte 15 pikë e pesë kërcime.

Bardhekaltrit renditën të tretit me 11 fitore e gjashtë humbje, kurse therandasit të katërtit me dhjetë fitore e shtatë humbje./Telegrafi/