Telegrafi

Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Pejës

Sigal Prishtina është fituese e derbit kryesor në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 67-79.

Në takimin që u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, kampioni në fuqi shënoi më shumë se kundërshtari që nga çereku i parë, kur realizoi dy pikë më shumë (14:16).

Mysafirët i shënuan dy pikë më tepër edhe në fraksionin e dytë (25:27), për të shkuar në pushim me katër pikë avantazh.

Diferenca e ngushtë e pikëve ishte edhe në pjesëlojën e tretë (13:16), ashtu që Prishtina ishte në ngritje të vazhdueshme të epërsisë.

Ndërsa në çerekun e fundit, kryeqytetasit realizuan pesë pikë më shumë se nikoqiri (15:20) për ta fituar sfidën e me 12 pikë epërsi.

Sigal Prishtina ka 28 pikë pas 15 ndeshjesh të zhvilluara, ndërsa Peja ka tri pikë më pak nga po aq sfida. /Telegrafi/