Sigal Prishtina që luajti me 100 për qind basjetbollistë vendorë ka mundur Vëllaznimin në çerekfinale të Reload Superkupës me rezultat 88-66 (29:13, 19:15, 25:22, 15:16), duke kaluar në gjysmëfinale.
Bardhekaltrit e nisën mirë ndeshjen, duke fituar bindshëm çerekun e parë me rezultat 29:13, për të treguar se kanë ardhur për fitore në Gjakovë. Perioda e dytë ishte më e baraspeshuar, megjithatë, prishtinasit e kontrolluan lojën dhe e fituan këtë pjesë 19:15, duke shkuar në pushim me rezultat 48-28.
Periudha e tretë gjithashtu ishte më e barabartë, por Prishtina nuk lejoi befasi dhe e fitoi 25:22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 73:44. 10 minutëshi i fundit ishte formal dhe Prishtina fitoi me rezultat 88=66.
Te Prishtina u dalluan Dion Haxhosaj me 21 pikë e 12 kërcime dhe Fisnik Rugova me 16 pikë, kurse te skuadra kuqezi më i miri ishte Cristopher Hortman me 32 pikë e 13 kërcime.
Sigal Prishtina në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Rahovecin.
Të enjten do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi.