Sigal Prishtina është eliminuar prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Prishtinasit kanë pësuar humbje edhe në takimin e dytë kundër skuadrës bjelloruse Tsmoki Minsk me rezultat 89:74.
Vetëm në pjesën e parë kampioni kosovar ishte i barabartë me vendasit pas një loje të bukur në mbrojtje dhe efikasitet në sulm.
Çereku i parë i takoi skuadrës bjelloruse, e cila periudhën e parë e përfundoi me dy pikë epërsi, 19:17.
Në periudhën e dytë, skuadra jonë luajti më mirë dhe këtë dhjetë minutësh të dytë e fitoi me 22:21.
Në pjesën e dytë te bardhekaltërit u vërejt lodhja dhe mos koncentrimi në fazën sulmuese, gjë që i solli humbjen Sigal Prishtinës
Në fakt, dhjetë minutshi i tretë ishte më i dobëti për “Plisat”, ku shënuan 15 pikë ndërsa pranuan 23 sosh.
Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan krejtësisht pasi që pësuan humbje me diferencë prej 89:74.
Kujtojmë se kampioni i Kosovës ka pësuar humbje edhe në takimin e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë me rezultat 50-57.
Ndryshe, Minski në rrethin e dytë të kualifikueseve do të takohet me kampionin ukrainas, Budivelnyk. /Telegrafi/