Sigal Prishtina ka mbyllur sezonin vjeshtor pa humbje në IP Superligën e basketbollit të Kosovës.
Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë me rezultat 98-72 kundër Rahovecit.
Kampioni aktual, i kaloi me lehtësi “vreshtarët”, derisa më të dalluarit në ndeshje ishin Granit Rugova i cili shkëlqeu me 29 pikë dhe rol të rëndësishëm luajti edhe Wayne Martin që ishte shumë afër shifrave magjike triple-double me 20 pikë, 13 kërcime e 8 asistime.
Te Rahoveci Mustafë Merovci luajti me 15 pikë, por nuk mjaftuan për ta befasuar kundërshtarin.
Sigal Prishtina e përfundoi stinorin vjeshtor me bilanc 14-0, derisa Rahoveci ka bilanc prej tetë fitoreve dhe gjashtë humbjeve deri më tani. /borozani/