Sot, zyrtarisht klubi Sigal Prishtina, ka dorëzuar aplikimin për ligën më prestigjioze Evropiane të FIBA-s, Basketball Champions League!
E gjithë kjo pasi kryeqytetasit muaj më parë u shpallën kampion të Kosovës dhe kjo i mundësoi të marr pjesë në këtë garë prestigjioze evropiane
Liga e Kampionëve e Basketbollit është gara më e fortë e organizuar nga FIBA në Evropë në të cilën garojnë Kampionët dhe ekipet më të mira të ligave më të forta Evropiane, transmeton Telegrafi.
Kështu ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare të klubit, ku ndër të tjerash prishtinasit kanë premtuar suksese.
“Pjesëmarrja në këtë garë i mundëson KB Sigal Prishtina të garojë në mesin e ekipeve më elitare të ligave më të forta Evropiane dhe do të filloj një rrugëtim të ri në zbardhjen e fytyrës së shtetit më të ri në botë siç kemi bërë deri më tani duke qenë të parët në thyerjen e barrierave dhe arritjeve ndërkombëtare. Përgatitjet do të fillojnë me kohë në mënyrë që të jemi të denjë për paraqitje në këtë ligë”, shkruan në njoftimin prishtinas. /Telegrafi/