Telegrafi

Sigal Prishtina arrin marrëveshje me dy basketbollistë kosovarë

Sigal Prishina vazhdon përgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Kampionët e Kosovës pasi arritën marrëveshje me trajnerin Petar Mijoviq, së fundmi kanë arritur marrëveshje edhe me vëllezërit Granit e Fisnik Rugova.

Lajmi bëhet i ditur nga burime shumë të sigurta të Gazetaolle.com pranë klubit nga kryeqendra e Kosovës.

Derisa Graniti në edicionin e fundit është aktivizuar për Bashkimin e Prizrenit, Fisniku e ka djersitur fanellën e Pejës