Tani që loja e “Big Brother” ka përfunduar për ta, kanë vendosur të dalin me njëri tjetrin edhe në clube ku sigurisht vëmendjen e kanë maksimale.
Mbrëmjen e djeshme në një nga clubet më të njohura të Tiranës, kanë dalë bashkë Xheni me Benardin që janë të pandashëm, si dhe Ervini me Sidrtën, të cilët nuk e dimë nëse janë apo jo çift sepse vazhdimisht zihen dhe pajtohen.
Por në tavolinën e tyre kanë qenë edhe miq të Ervinit, Xhensila Pere e Big Brother 8 si dhe të tjerë. Shoqëria mes tyre u përfol që në ditët e para të hyrjes së Ervinit por në videot e fotot që ai ka publikuar gjatë natës, duket se gjithë kohës e ka kaluar me Xhensilën dhe në asnjë foto apo video nuk shfaqet me Sidritën, partneren e tij brenda në shtëpi.
Nuk dimë nëse ka ndodhur ndonjë konflikt aty edhe Ervini është përpjekur të bëjë disi xheloze Sidritën, sepse Xhensila me format e saj dhe më sjelljen vërtetë seksi, i bën meshkujt të kthejnë kokat. /Blitz/Telegrafi/