Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.
Ai vazhdon të jetë mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa publikon herë pas here ndonjë imazh nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Sidriti ka ndarë me fansat e tij në Instagram një fotografi, ku shfaqet përkrah kolegut të tij, këngëtarit Alban Skënderaj.
Sipas Bejlerit, Albani është ndër të paktët artistë që bën vërtet art duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit të tij.
Ai bën thirrje popullit që të kthehen nga arti i vërtetë, pasi siç thotë këngëtari e zeza nuk mund të bëhet kurrë e bardhë.
“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi… Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar. O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh! Faleminderit Alban!Faleminderit or mik!”(sic.), shkruan Bejleri në Instagram. /Telegrafi/