Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri, ka shprehur keqardhje për atë se çfarë ndodhi mëngjesin e së dielës në Sri Lanka.
Në Sri Lanka sot në disa kisha krishtere teksa po kremtohej festa e Pashkëve ndodhën disa sulme, ku mbi 130 persona kanë humbur jetën përfshirë nëntë turistë dhe më shumë se 400 tjerë janë plagosur në gjashtë shpërthime që ndodhën.
Sidrit Bejleri ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të zezë, me pëllumbin e bardhë të paqes në mes.
“E tmerrshme ajo që ndodhi sot në Sri Lanka. Nuk e kuptoj pse disa qënie njerzore duhet të arrijnë deri këtu”, ka shkruar këngëtari në Instagram.
Duke qenë një mysliman i devotshëm dhe me keqardhje kaq të madhe për atë se çfarë ndodhi në festën krishtere, Sidrit Bejleri arriti të tregojë një tolerancë të jashtëzakonshme ndërfetare, e cila ndër vite i ka karakterizuar shqiptarët. /Telegrafi/